Izraeli duhet të jetë i gatshëm të përballet me pasojat nëse ecën përpara me planet e raportuara për të furnizuar Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore të prodhuara nga SHBA, ka paralajmëruar përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia.

SHBA, Izraeli dhe Ukraina janë në diskutime për të dorëzuar deri në tetë sisteme të vjetra izraelite Patriot në Kiev, raportoi Financial Times javën e kaluar, duke cituar burime që kishin informacione mbi negociatat. Kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Rusisë, paralajmëroi Nebenzia të hënën, ndërsa Moska mori presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
"Unë besoj se kjo sigurisht mund të ketë pasoja të caktuara politike," tha diplomati rus.
“Armët, nga kushdo që dërgohen në Ukrainë, përfundimisht do të shkatërrohen, ashtu si armët e tjera perëndimore dhe amerikane. Kjo është e qartë”, shtoi ai.



