Elezi: Gazifikimi i Korçës është në të mirë të qytetarëve. Gazi është më lirë se energjia elektrike, nuk ndotet ambienti (VIDEO)

Elezi: Gazifikimi i Korçës është në të mirë të qytetarëve. Gazi është më lirë se energjia elektrike, nuk ndotet ambienti (VIDEO)

Eduart Elezi, ekspert energjie tha në studion e MCN Informacion se gazifikimi i Korçës është në të mirë të qytetarëve pasi gazi kushton më pak se energjia elektrike.

Sipas Elezit gazi me tubacion nën tokë nuk prish asgjë, as nuk e ndot ambientin

Qytetarëve i intereson gazifikimi i Korçës.

Një qytetar do të ngrohet me gaz. Gazi është shumë herë më lirë se energjia elektrike. Një qytetar shqiptar paguan për një megavat 85 euro, çmime mesatar është 9 lekë që do të thotë 90 euro. 90 euro i shkon për një megavat një qytetari shqiptar. Me gaz qytetari nuk do paguaj 15-18 euro në muaj për një sasi të plotë. Qytetari shqiptar nga shumë benefite nga furnizimi me gaz.

Shqipëria duhet të ketë gaz. Ka leverdi të madhe.

Konsumatori duhet të jetë i edukuar si ta punojë me gazin. Duhet të ketë dhe kompani të cilat e zhvillojnë sistemin e shpërndarjes dhe të ketë masa në çdo pikë ku shtrihet sistemi i gazit.

Gazi me tubacion nën tokë nuk prish asgjë, as nuk e ndot ambientin. Me temrocentralet mund të ketë një farë ndotje, por jo si naftë siç kanë anijet e Vlorës dhe u hesht.

Po ashtu Elezi sqaron sistemi i shpërndarjes është shumë i sigurtë për qytetarët dhe në momentin që ka një problem stakohet në mënyrë automatike.

Sistemi i shpërndarjes ka sigurisë e gjithë projektit. Gjithçka është automatike, stakohet në mënyrë automatike nëse ka problem. Pjesa e sigurisë është shumë herë më lart sesa me bombolat që shiten rëndon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy