Berisha: Shqiptarët u mbytën në ujë, Rama ekspozonte zhgarravinat në Nju Jork (VIDEO)

Berisha: Shqiptarët u mbytën në ujë, Rama ekspozonte zhgarravinat në Nju Jork (VIDEO)

Ish-kryeministri Berisha tha sot në Kuvend se kryeministri Rama e injoroi situatën e krijuar në vend nga përmbytjet. Duke folur në Kuvend, Berisha tha se kreu i qeverisë hapte ekspozita në Nju Jork, ndërsa vendi u përmbyt nga reshjet.

“Në Këshillin e Emergjencës nuk tha sgjë për viktimat. U kthye nga Nju Jorku dhe nuk shkoi në asnjë zonë të përmbytur. Ekspozoi zhgarravinat e tij atje”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se qeveria e majtë po abuzon me paratë e taksapaguesve.

“Jo po qeverisni në mënyrë të shëmtuar. A i bëhet vendit kjo gjë? A lyhet dy herë Liceu Artistik vetëm se zotërisë nuk i pëlqeu ngjyra pana? Nuk janë paratë tuaja, janë paratë e qytetarëve”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy