Pas nismës së Minishengenit qëndron Serbia

Pas nismës së Minishengenit qëndron Serbia

Pas nismës së Minishengenit qëndron Serbia. Këtë fakt e ka pranuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

 “Unë mendoj se jemi larg nga ajo (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. Se a do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që s’e ka parë historia, sigurisht që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale por… Beogradi propozon minishengenin, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100 për qind. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimistë rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedhë situata. Në çdo rast, Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Daçiç për Kosovo Online.

Përpjekja për të hequr taksën 100% nëpërmjet nismës së Minihengenit është përmendur edhe nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Në një intervistë dy ditë më parë, Haradinaj tha se nuk mund të heshtë për presionin që i është bërë për ndryshimin e kufijve dhe për Minishengenin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy