
Zgjedhjet presidenciale të Polonisë të planifikuara për të dielën më datë 10 maj janë shtyrë në një datë të mëvonshme. Lajmi u bë i ditur nga kreu i partisë qeverisëse të PiS, Jaroslaw Kaczynski dhe aleati i tij Jaroslaw Gowin, në një deklaratë të përbashkët. Data dhe përdorimi i votës së korrespodencës ishte kundërshtuar nga opozita, nga frika e mashtrimit. Presidenti i Dhomës së Ulët do të njoftojë "datën më të hershme të mundshme" për votimin, thanë të dy udhëheqësit në rrjetin social "Twitter".



