
Një takim trepalësh mes Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillohet të enjten në Novi Sad.
Konfirmimi vjen nga vetë Zyra e Presidentit serb në një njoftim për shtyp, sipas së cilës takimi do të mbahet në Kalanë Petrovaradin, teksa pas tij do të ketë edhe një konferencë të përbashkët.
Në fakt, takimi është paralajmëruar pak ditë më parë nga presidenti serb, Vuçiç, i cili tha se do të diskutojë me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për heqjen e barrierave për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve mes tre vendeve, në atë që konsiderohet si Shengeni ballkanik.
Madje sipas tij, Zaev dhe Rama e kanë konsideruar këtë propozim si një ide epokale.



