Presidenti Meta dekreton 17 ministrat e kabintetit “Rama 3”

Presidenti Meta dekreton 17 ministrat e kabintetit “Rama 3”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar mbrëmjen e sotme dekretimin e ministrave të propozuar më herët nga Kryeministri Edi Rama.

Vendimi i kreut të shtetit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje Presidentit në lidhje me verifikimin e ministrave të rinj të kabinetit.

Kabineti "Rama 3", tashmë do të dërgohet per t'u votuar në Kuvendin e Shqiperisë. 

Njoftimi i Presidencës:

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

D e k r e t o j:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1)     Zoti Edi Rama- Kryeministër;

2)     Zoti Arben Ahmetaj - Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3)     Zonja Olta Xhaçka - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

4)     Zoti Niko Peleshi - Ministër i Mbrojtjes;

5)     Zoti Bledar Çuçi - Ministër i Brendshëm;

6)     Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7)     Zonja Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

8)     Zonja Evis Kushi - Ministër i Arsimit dhe Sportit;

9)     Zoti Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë;

10)   Zonja Elva Margariti - Ministër i Kulturës;

11)   Zonja Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12)   Zonja Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13)   Zonja Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14)   Zonja Elisa Spiropali - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15)   Zonja Edona Bilali - Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

16)   Zonja Bora Muzhaqi - Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

17)   Zonja Milva Ekonomi - Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy