Gjermania përgatit trupat amerikane për të luftuar në frontin lindor të NATO-s

Gjermania përgatit trupat amerikane për të luftuar në frontin lindor të NATO-s

Drejtuesit e ushtrisë gjermane po hartojnë plane se si të ushqejnë mijëra ushtarë amerikanë dhe të furnizojnë tanket e tyre ndërsa lëvizin drejt frontit lindor të NATO-s.

Një plan i tillë del nga një dokument sekret, shkruan The Telegraph, i cili përshkruan përgatitjen e Gjermanisë për luftë.

Për më tepër, prej disa kohësh, Berlini dëshiron të bëhet “gati për luftë”, përballë një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusinë brenda pesë viteve të ardhshme.

Gjeneral-lejtënant i Bundeswehr-it, forcat e armatosura gjermane, Andre Bodemann, tha në një intervistë për gazetën FAZ se ushtria e Berlinit po zhvillon një plan të ri afatgjatë sigurie me vëmendje të veçantë ndaj mbrojtjes civile.

Oficeri i lartë, zbuloi se një pjesë e planit përfshin logjistikën e ofrimit të mbështetjes për një numër të madh trupash amerikane, duke specifikuar se logjistika e Bundeswehr-it ndoshta do të lidhej me ushtarët në front me ndihmën e civilëve të departamenteve.

Zbulimet vijnë pasi gjenerali Carsten Breuer, kreu i Forcave të Armatosura Gjermane, i tha The Telegraph se ai “nuk kishte dyshim” se Gjermania mund të zmbrapste një sulm rus në Frontin Lindor.

Stërvitjet ushtarake do të kenë ndikim në jetën e përditshme në Gjermani. Ushtria gjermane, në këtë epokë, duhet të praktikojë, të praktikojë, të praktikojë.

Duhet të ushtrohemi si në kohë emergjence, si në luftë. Këto janë stërvitje të quajtura “Quadriga”, të cilat do të kryhen në kuadër të NATO-s.

Në fillim të prillit, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, njoftoi një rinovim të forcave të armatosura të vendit për t’i bërë ato të përshtatshme për të luftuar një luftë.

Qëllimi është të ristrukturohet Bundeswehri në atë mënyrë që të pozicionohet në mënyrë optimale edhe në rast emergjence, në rast mbrojtjeje, në rast lufte.

Ushtria e re gjermane do të organizohet në katër degë: ushtria tradicionale, marina dhe forcat ajrore, si dhe një degë e re e hapësirës kibernetike dhe e informacionit. Do të ketë gjithashtu komanda operacionale dhe mbështetëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy