Të rinjtë protestues: Dorëheqje pa kushte e Edi Ramës dhe qeveri teknike! Kemi 14 vjet nën dhunë

Të rinjtë protestues: Dorëheqje pa kushte e Edi Ramës dhe qeveri teknike! Kemi 14 vjet nën dhunë

Të rinjtë protestues shprehen të vendosur për të rezistuar deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama.

 

Duke folur për MCN TV njëri prej tyre u shpreh se kërkesa kryesore është dorëheqja pa kushte e Edi Ramës dhe qeveria teknike.

 

Ai u shpreh se nga studentët nuk ka pasur akte dhune, por se dhuna më e madhe me të cilën po përballet populli shqiptar është qeverisja 14-vjeçare e Edi Ramës.

 

Kërkesat kryesore janë dorëheqja pa kushte e Edi Ramës dhe qeveria teknike. Ne jemi studentë dhe do jemi gjithmonë me studentët. Jemi në shesh në çdo thirrje qytetare kundër kësaj qeverie. Ata kanë thirrur protestë dhe ne do i presim në Kryeministri apo kudo që të kenë nevojë, se Shqipëria nuk ka më nevojë për ndasi. Kemi gjashtë muaj që bërtasim. 

 

Nuk ka pasur asnjë akt dhune nga studentët, dhuna më e madhe është keqqeverisja 14-vjeçare e Edi Ramës që i ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi i tyre. Kjo është dhunë. Qeveria asnjëherë nuk ka bërë ndonjëherë këtë raprezalje. Ne kemi qenë dhe jemi në mbështetje pa kushte të protestave paqësore.

 

I bëj thirrje Ervin Demos dhe Skënder Hitës, kush janë personat që dalin nga ministria e Brendshme me shkopinj dhe të maskuar. Studentët janë paqësor, çdo gjë organizohet prej tyre. Tirana në duart tona. Nuk ka! Iu bëjmë thirrje të gjithëve të na bashkohen.

 

Ndërkohë një e re protestuese, vlerësoi praninë e deputetëve të opozitës në protestë, ndërsa për mungesën e kryedemokratit Sali Berisha, tha se e respektojnë vendimin e tij.

 

Është gjë shumë e mirë që deputetët janë në shesh për të mbështetur të rinjtë dhe studentët. Është një protestë e thirrur nga opozita, që të bashkohen dhe të mbështesin studentët. E keqja më e madhe e qeverisjes është Edi Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy