Lapaj sulmon Shabanin: Ti dhe daja yt s’do merrni mandat! Qameti do më ndaloni mua të shkoj në Parlament

Lapaj sulmon Shabanin: Ti dhe daja yt s’do merrni mandat! Qameti do më ndaloni mua të shkoj në Parlament

Përplasja mes drejtuesit të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit nga Nisma Thurje, të cilët garuan në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e 11 majit, tashmë është e dukshme. 

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit në listën e mbyllur Zeqir Kordhoni, i afërm i Endri Shabanit, i dërgoi një letër KQZ-së ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin. 

Lapaj thotë se Zeqir Kordhoni dhe nipi i tij Endri Shabani nuk do ta marrin mandatin, "por qameti do ta ndalojnë atë të shkojë në Parlament".

 “Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!”, shprehet Lapaj. 

Postimi 

Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament. 

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon! 

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy