Arrestohet për kultivim marijuane njëri prej themeluesve të Cirque du Soleil

Arrestohet për kultivim marijuane njëri prej themeluesve të Cirque du Soleil

Bashkëthemeluesi i kompanisë së cirkut, Cirque du Soleil, Guy Laliberte, është arrestuar në Polinezinë Franceze me akuzën e kultivimit të marijuanës.

Lajmin e bën të ditur BBC-ja. Miliarderi kanadez, në një deklaratë shtypi, deklaroi se i ka kultivuar bimët narkotike në ishullin e tij privat Nukutepipi për qëllime "mjekësore dhe rreptësisht personale", dhe jo për t’i tregtuar apo shpërndarë.

Sipas stacioneve televizive lokale, arrestimi ka ardhur menjëherë pas ndalimit - disa javë më parë - të një bashkëpunëtori të Laliberte, në celularin e të cilit u gjetën disa foto të parcelës me marijuanë.

Cirque du Soleil është kompani kanadeze argëtuese dhe prodhuesi më i madh bashkëkohor i cirkut në botë. Me qendër në Montreal, Quebec, Kanada, dhe e vendosur në zonën e qytetit të brendshëm të Saint-Michel, ajo u themelua në Baie-Saint-Paul më 7 korrik 1984, nga dy performues rruge, Guy Laliberté dhe Gilles Ste-Croix.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy