Alba Dajlani: Në 2025 vij me këngën time dhe konkurroj në një festival

Alba Dajlani: Në 2025 vij me këngën time dhe konkurroj në një festival

Këngëtarja pogradecare Alba Dajlani, e cila spikati me zërin e saj në XFactor thotë se është shumë e angazhuar në këtë periudhë festive.

Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se po punon për këngën e saj të parë dhe shpreson që ta nxjerrë në vitin 2025.

Po ashtu thotë se gjatë vitit që vjen e sheh veten konkurrente në një nga festivalet e rëndësishme në vend.

Drupal Ad

Periudha e dhjetorit, fillon që nga nëntori dhe vetëm kur e kupton që nuk ngecet. Kam që në verë që nuk e kam mbyllur këtë vit me aktivitete.

Tani nuk po e kuptoj nëse po lodhem ose jo. 2024 ka qenë një vit shumë i rëndësishëm në shumë aspekte, por shyqyr që do iki.

Ka patur vite më të mira, dhe në aspektin shëndetësor. Dhe koncertet kanë qenë mirë, por prisnim dhe më mirë financiarisht.

Në 2025 ose do plas unë, ose do plas 2025. Pretendoj më shumë nga veta.

Shpresoj që në 2025 të nxjerr këngën time të parë se kam pesë vite që e kam shkruar dhe vazhdon të rrijë në telefon se unë nuk mendoja se kisha gjetur personat e duhur.

Jam njeri me shumë teka dhe po nuk pata një kimi me muzikantët që do merren me këngën time, nuk e bëj fare.

Tani jam duke punuar për të nxjerrë këngën time të parë, i kam gjetur personat e duhur.

Kënga flet për mua, por ndërkohë që i flas vetes, mundohem që t’iu flas dhe njerëzve të tjerë.

E kam bërë kur kam qenë 18 vjeç dhe mendoj se do përshtatet për një kohë të gjatë.

Unë nuk para këndoj në restorante se gjatë kohës që këndoj më acarojnë zhurmat e lugëve dhe të mungon vibe i njerëzve.

Ata po hanë, dhe ndërkohë ti po këndon jazz. Unë nuk e shijoj kur këndoj dhe të tjerët të hanë.

Ka raste që i kam bërë dhe këto kompromise, por tani jo.

Unë luaj me shumë formacione me live të ndryshme, për momentin po këndoj me kitarë dhe bateri.

Varet nga muzika që do bëj, nëse do këndoj jazz. Mua nuk më pëlqen që t’i vendos vetes qëllime dhe të punoj rreth tij, jam më mirë si t’i sjellë rrjedha.

Nuk dua të vendos qëllime. Faktikisht nga konkurrentët e XFactor në Kënga Magjike, isha e lumtur për konkurrentët që ishin atje. Bëra tifo për Boranën.

Për shkak të angazhimeve që kisha, nuk pata kohë që të konkurroja. Në një festival mendoj patjetër që do jem në 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy