Ish-presidenti i Uruguait, Jose “Pepe” Mujica, tha se kanceri i zbuluar në ezofagu në prill 2024 është përhapur në të gjithë trupin e tij dhe se nuk kishte trajtime që mund të parandalonin vdekjen.
“Nuk do ta ndalojë me asgjë më”, tha Mujica për të përjavshmen uruguaiane “Busqueda”.

Pas dhjetëra seancave radioterapie të cilat në fillim dukej se kishin ulur masën, tumori është përhapur dhe Mujica, 89 vjeç, ka vendosur që nuk do t’i nënshtrohet trajtimeve të mëtejshme.
“Unë jam një burrë i moshuar dhe kam dy sëmundje kronike. Nuk ka asnjë arsye për një trajtim biokimik apo operacion, të cilin trupi im nuk do ta toleronte”, tha ish-presidenti, duke këshilluar mjekët që të mos e “bëjnë atë të vuajë” shumë.
Kur të vijë radha për të vdekur, unë do të vdes. E them thjesht. Jam i dënuar, jeta ime mbaron këtu.
Mujica kujtoi se është e lehtë të kesh respekt për ata që mendojnë njëlloj si ti, por duhet të kuptohet se në themel të demokracisë qëndron respekti për ata që mendojnë ndryshe.
“Për këtë arsye kategoria e parë e njerëzve që përshëndes janë bashkatdhetarët e mi, i përqafoj të gjithë”, tha ish-presidenti me lot në sy.
Ajo që ju kërkoj është të më lini të qetë. Mos më kërkoni më shumë intervista apo asgjë.
Cikli im ka mbaruar. Unë jam duke vdekur dhe luftëtari ka të drejtë të pushojë.
Mujica ishte president i Uruguait nga viti 2010 deri në vitin 2015. Në vitet 1960 ai iu bashkua Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare Tupamaros (MLN), për të cilën u burgos midis 1972 dhe 1985 gjatë diktaturës së fundit ushtarake në Uruguai.



