
Engjëll Hoti nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Klubi bardheblu ka njoftuar ditën e sotme largimin e mesfushorit me tipare sulmuese.
Hoti u bashkua me Tiranën në merkaton e verës së kaluar, por aventura te kampionët e Shqipërisë, ka zgjatur vetëm një sezon.
Në 37 ndeshje të zhvilluara në total me Tiranën, 25-vjeçari arriti të shënojë 3 gola si dhe kontribuoi me 6 asiste.
Hoti tashmë ka dalë një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, për të vazhduar karrierën e tij.



