Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi sot nga detyra dy gjyqtarë, Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo.
Gjatë mbledhjes së sotme KLD ka vendosur të rikthejë në sistemin e drejtësisë gjyqtaren Marsela Balili, e cila ka fituar pafajësinë në tre shkallët e gjyqësorit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili është shpallur fajtor për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ai u akuzua se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor, 3 vite burg, por përfiton uljen e 1 viti për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Edhe gjyqtari Çobo u dënua fillimisht me 2 vite burg për korrupsion, por gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pezullojë dënimin duke ia kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.



