Punimet në rrugë, bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku

Punimet në rrugë, bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, devijohet trafiku

Riparimi i shtresave asfaltike në aksin Tirane – Durrës në kuadër të projektit të mirëmbajtjes do të rinisë të hënën në fazen e tretë të punimeve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë – Durrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të hënën, në orën 06.00 autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet sërish për të vijuar me riparime ne rrugës.

ARRSH dhe policia rrugore kanë hartuar planin e radhës për të shmangur bllokimin e qarkullimit, dhe i bëjnë thirrje të gjithë të inetersuarve të kenë parasysh devijimet e rrugës dhe se si duhet të qarkullojnë për të mos pasur probleme.

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne oren 06:00 te dites se hene date 18/06/2018.

2. Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore.

3. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

4. Ky devijim do te vazhdoje deri diten e Enjte date 21/06/2018

5. Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy