Ndjekje dhe të shtëna me armë në Elbasan/ Pesë të plagosur, mes tyre një polic (VIDEO)

Ndjekje dhe të shtëna me armë në Elbasan/ Pesë të plagosur, mes tyre një polic (VIDEO)

Dalin emrat e pesë personave që mbetën të plagosur në ngjarjen me sfond kriminal në Krastë të Elbasanit. Një makinë që ndiqej nga policia që nga qyteti i Korçës ka tentuar të çajë postbllokun e ngritur enkas për ndalimin e këtij mjeti në Krastë të Elbasanit. Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Nga përplasja e të paktën 4 mjeteve, mbeti i plagosur ekektivi i policisë Eugen Abdurrazaku, si dhe shtetasit Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani (instruktor autoshkolle) dhe Adriana Mukja.

Dyshohet se në këtë ngjarje me prapavijë kriminale, të ketë qenë dhe një mjet tjetër i përfshirë, që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pikërisht ky mjet dyshohet të ketë plagosur dhe punonjësin e policisë. Raportimet e para bënë të ditur se në vendngjarje ka pasur edhe të shtëna armësh.

Në përfundim të ndjekjes, policia e ka prangosur Aldiron Shehun. Në brendësi të makinës së tij janë gjetur një sërë targash false, të cilat ende nuk është mësuar se për çfarë do të përdoreshin.

09:51 Të shtëna me armë në Elbasan

Aksioni i Policisë i nisur nga Korça  për kapjen e disa personave në kërkim, ka përfunduar me një aksident në Elbasan, në afërsi të Krastës.

 Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku pas ndjekjes së personave të dyshuar, policia ka ngritur edhe një postbllok për ndalimin e tij.

Por makina ka përplasur postbllokun, ku i dyshuari ka qëlluar edhe me armë.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit.

Sakaq, dyshohet se njëri prej tyre është punonjës policie.

Ndërkohë në vendngjarje momentalisht kanë shkuar prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, të cilët po hetojnë nëse kemi të bëjmë me një atentat të mirë organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy