Parlamenti izraelit do të drejtohet për herë të parë nga një homoseksual

Parlamenti izraelit do të drejtohet për herë të parë nga një homoseksual

Amir Ohana, nga radhët e partisë Likud do të jetë kryetari i ri i Parlamentit izraelit. I njohur ndryshe si Knesset, Parlamenti izraelit do të drejtohet për herë të parë nga një homoseksual.  

Kandidatura e tij u mbështet nga 63 prej 120 deputetëve, 5 vota kundër dhe një abstenim. I lindur 46 vjet më parë në Beer Sheva (Negev), me profesion jurist, Ohana ka qenë ministër Drejtësie dhe ministër i Sigurisë së Brendshme në vitet e kaluara.

Benyamin Netanyahu ka punuar shumë për të mbështetur kandidaturën e tij, njëkohësisht për t'i dërguar një mesazh pajtues komunitetit LGBT, i cili ka frikë nga pasojat negative me kushtetutën e qeverisë së re, e cila mbështetet nga dy parti ortodokse dhe tre lista nacionaliste të ekstremit të djathtë, njëra prej të cilave me tendencë homofobe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy