Benefitet e palestrës për moshat mbi 50 vjeç/ Rapollari: Lërini kafet, filloni ushtrimet për një trup të shëndetshëm

Benefitet e palestrës për moshat mbi 50 vjeç/ Rapollari: Lërini kafet, filloni ushtrimet për një trup të shëndetshëm

Mbajtja e trupit në formë është domosdoshmëri jo vetëm për moshat e reja, por edhe për ato mbi 50 vjeç.

Trajnerja profesionale në palestër Igra Rapollari për mikrofonin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tregon benifitet e palestrës për këto mosha.

Ajo sugjeron që kafet e tepërta të zëvendësohen me frekuentimin e palestrës, në të mirë të shëndetit të tyre.

Kam 25 vite që merrem me palestër, grupmoshat që vijnë më shumë në palestër, janë të të gjitha moshave, pro ajo e mesme, janë më shumë të pranishme. Mosha e madhe sikur e kanë atë paragjykimin që thonë po si do vije unë, jam e madhe, a do kenë fuqi, pra është një gjë e gabuar sepse të gjithë duhet marrë më palestër. Palestra nuk është që të thuash se ka një grupmoshë, o do vijë 15 o 20, jo, në palestër, vijnë të gjithë.

Ato mbi 50 vjeç kur vijnë, unë i pyes a vuajnë nga ndonjë sëmundje por normalisht duhet të bëjnë të gjithë palestër jo vetëm kur vjen momenti kur u vijnë problema, por ta fillojnë palestrën me fillim. Palestra nuk fillohet kur fillojnë problemet shëndetësore.

Problemet që hasen më shumë ter gratë që vijnë palestër janë mbipesha, kequshqyerja, jeta që bëjnë që rijnë ulur tërë ditës, problemi me posturën, se në momenti që rri gjithë ditës në celular ke probleme me shtyllën kurrizore.

Femrat të merren me jetën e vet, me ushtrimet, ti lejnë kafet, në vend të 4 kafeve të pinë 3 dhe një t’ja japin palestrës.

Benefitet janë të mëdha, psh ato gra që rijnë tërë kohës para kompjuterit ne punë, palestra i bën më të gjalla, nuk kanë më dhimbje mesi, nuk kanë dhimbje qafe, pastaj ka njerëz të shëndosh, dobësohen me ushtrime.

Ana Ceka, 52 vjeç, që ushtron në palestër, shprehet se ka benifite që kur ka ardhur për ushtrime.

Ajo thotë se e nisi për tre muaj, dhe kanë kaluar tashmë tetë vite që frekuenton palestrën çdo ditë.  

Jam 52 vjeç dhe benifite nga palestra i kam ndjerë që kur kam ardhur. Një ditë po kaloja në palestër, një farmaci aty poshtë u futa të peshohem dhe habitem nga kg e mi, dhe farmacisti më thotë pesha ime është në rregull, por shihe veten. Isha 87 kg dhe s’po e kuptoja veten, aty jam larguar në shtëpi dhe i kam thënë vetes dhe familjarëve të mi që do shkoj në palestër, buri më tha po shko fillo palestrën, dhe djali edhe vajza, dhe tani ja ku jam 8 vjet në palestër, edhe kur kam qenë sëmurë mjekja më tha mos i ndërpre ushtrimet.

Për 3 muaj kam reaguar, sot jam 66 kg. Erdha për pak dhe tanimë jam plotësisht e lumtur që nuk shkëputem, nuk është kurrë vonë që të filloni ushtrimet, kam kohë të rri edhe me nipat. Kam ardhur në palestër edhe me këmbë të thyer, nuk rri dot pa palestër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy