
Predikuesi nigerian “TB Joshua”, një nga ungjilltarët më me ndikim të Afrikës, ka vdekur në moshën 57-vjeçare.
Në një postim në faqen zyrtare të tij në “Facebook”, shkruhej: Zoti e ka marrë shërbëtorin e tij”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai vdiq të shtunën, menjëherë pasi kreu një transmetim të drejtpërdrejtë, por shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë publik.
Mijëra persona merrnin pjesë në shërbimet e tij, përfshirë politikanë dhe njerëz të rëndësishëm në Afrikë.
Por mësimet dhe praktikat e tij ishin gjithashtu të diskutueshme nga shumë persona.
Në Prill, YouTube pezulloi llogarinë e tij për shkak se sipas tyre përdorej një gjuhë urrejtjeje ndaj homoseksualëve.
Facebook gjithashtu hoqi një postim të tijin ku shihej teksa qëllonte me shpulla një grua me pretekstin se po largonte “shpirtin demonik”.
Ndërkohë në rrjetet sociale kanë vërshuar postimet për vdekjen e tij, teksa e cilësojnë si “Profet”.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



