
Avokati Redon Meksi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se rasti Xhaçka nuk duhej dërguar tek Komisioni i Venecias dhe se ky veprim, tregon një Gjykatës Kushtetuese jo të aftë për të marrë vendime.
Duke vijuar, Meksi tha se është e disata herë që Gjykata Kushtetuese nuk i jep zgjidhje ngërçeve kushtetuese.
Mendoj se s’duhej dërguar fare tek Komisioni i Venecias. Tregon një gjykatë jo të aftë për të marrë vendime, ose që do të heqë gurin e nxehtë nga dora e saj.
Ka një problem, i krijuar nga politika dhe gjithashtu nga opozita, jo PD. Kjo pjesa që e ka vendosur GJK do e votojë Parlamenti, një nga rastet që ishte vota e diasporës. PD u justifikoi që ne do e votonim, s’kishim çfarë të bënim se ishte vendimi i GJK. Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqi mbi votën e deputetit, por GJK shfuqizon ligje dhe i lë hapësirë, dhe i thotë Kuvendit ta rregullojë . Fyerja që i kanë bërë duke e kthyer në ligjvënës, i ka dhënë mbase këtë rol që i është mbush mendja që mbase është ligjvënës.



