Holanda do të kthejë në Shqipëri mbi 1 mijë azilkërkues shqiptarë. Kthimi i tyre vjen pas një marrëveshjeje të arritur mes qeverisë holandeze dhe asaj shqiptare.
Mbi 1 mijë shqiptarë ndodhen në Holandë por asnjëri prej tyre nuk ka fituar statusin e azilantit, ndërkohë autoritetet holandeze iu kanë bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të paraqiten vullnetarisht pranë Shërbimit për Riatdhesim pasi në të kundërt do të deportohen me forcë.



