
Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu janë zyrtarisht katër skuadrat që do të luajnë në “Final 4” për të diskutuar mes tyre titullin kampion të sezonit 2023-2024.
Në ceremoninë e hedhjes së shortit ishin të pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe drejtues të 4 klubeve të kualifikuar në “Final 4”. Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu janë skuadrat që siguruan pjesëmarrjen në katërshe.
Sipas shortit, dy gjysmëfinalet do jenë Egnatia - Vllaznia dhe Partizani - Skënderbeu dhe të gjitha ndeshjet do luhen në “Air Albania” nga 17-26 maj.
Gjysmëfinalja e parë 17 maj 20:00/ Partizani - Skënderbeu
Gjysmëfinalja dytë 19 maj 20:00/ Egnatia - Vllaznia
Finalja për vendin tre/katër 24 maj 19:00
Finalja më 26 maj në ‘Air Albania’, 19:00.



