Tërmet 7.3 ballë në Japoni, alarm për tsunami

Tërmet 7.3 ballë në Japoni, alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë i shkallës rihter, u regjistrua në rajonin Tohoku në verilindje të Japonisë.

Lëkundja e fortë e tërmetit u identifikua nga Agjencia Meteorologjike Japoneze, e cila lëshoi ​​​​një paralajmërim për tsunami, teksa e klasifikoi intensitetin e goditjes në shkallën maksimale të matjes japoneze prej 7 nivelesh.

Tsunami shkaktoi dallgë të larta. Ndërkohë rreth dy milionë shtëpi në Japoni janë pa energji elektrike për shkak të tërmetit, shifër kjo e raportuar nga kompania kombëtare e energjisë elektrike.

Tërmeti ishte me epiqendër në det në një thellësi prej 60 kilometrash dhe u shënua në orën 23:36 me orën lokale (15:36 me orën tonë). Lëkundjet u ndjen edhe në Tokio, ku mbi 700 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.

Për momentin nuk është e qartë nëse janë regjistruar dëme në termocentralin bërthamor të Fukushimës, skenë e aksidentit më të rëndë bërthamor në histori, i shkaktuar nga një tërmet i fuqishëm i ndjekur nga një cunami më 11 mars 2011.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy