
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN lidhur me lajmin se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp refugjatësh afrikanë që vijnë nga Italia, tha se kjo marrëveshje mes dy qeverive është arritur që në muajin gusht, por u bë publike vetëm sot nga mediat italiane.
Sipas Fevziut, qeveria Rama duhet të kishte bërë publike marrëveshjen para se të formalizohej sot në takimin e tij me homologen italiane Meloni.
Më tej Fevziu tha se e mbështet idenë që Shqipëria të strehojë refugjatë pasi ajo vetë ka gati 2 milionë shqiptarë të larguar, por të japë një kuotë për refugjatët që do të mbajë dhe të mos pranojë ato që iu japin vendet e tjera.
“Me aq sa lexova nga portalet nuk bëhet fjalë për një kamp refugjatësh shqiptar, por italian në territorin shqiptarë. Këtu bëhet fjalë për ata që kapen në det. Mendoj që Shqipëria ka detyrimin e saj ndaj botës. Shqiptarët janë shfaqur në Itali. Shqipëria ka shpëtuar falë emigracionit.
Duhet të marrë një kuotë refugjatësh, por jo t’ia japi Italia. Ne mund të përcaktojmë një kuotë, por jo të marrë nga të tjerët. 2 milionë e gjysmë refugjatë I kemi dërguar ne nëpër botë, por dakord të marrim 2 mijë refugjatë.
Këtë duhet ta kishte bërë publike qeveria dhe të mos lajmëronte qeveria italiane. Për më tepër që ky ishte bërë bisedimi në gusht.”



