
Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra i bëri thirrje bizneseve të rrisin pagat e punonjësve për të mos arritur në pikën kur të mbeteni keq dhe të dorëzoheni përballë situatës.
Lidhur me këtë eksperti i punësimit, Erjon Muca, vlerëson në MCN live, se thirrja e qeverisë për pagat në sektorin provat është jo profesionale.
Kjo sipas tij lihet vetëm një formë procesi në ndërgjegjen e sipërmarrjes private dhe e le atë në funksion të interesave që ajo ka ndaj thirrjes publike që bën qeveria.
Ndryshimi i përmirësimit të klimës dhe të infrastrukturës së brendshme të sipërmarrjeve private në kompani të ndryshme nuk ndryshon përmes thirrjeve publike por përmes mekanizmave të caktuar profesional dhe institucional, përmes strategjive adekuate që shoqërohen me plane praktike ndërhyrjesh me qëllim që sektori privat të përqafoj modele të caktuara, të dijë të pilotojë dhe të eksperimentoje në faza të parë me ato dhe përmes të cilave të vijojë më tej trajtimin dhe marrëdhënien që duhet të krijojë apo ndërtojë me punonjësit e vet.
Unë e kam ndjekur edhe tërë këtë retorikë thirrjesh publike që të rrisni pagat ndaj sektorit privat, dhe kjo e ardhur nga shteti nuk është një element i cili pasqyron një nivel të caktuar serioziteti apo ane profesionale, në gjykimin tim.
Por është vetëm një formë proces ndryshimi në ndërgjegjen e sipërmarrjes private e le atë në funksion të interesave që ajo ka ndaj thirrjes publike që bën qeveria dhe nuk merret me një formë ose një tjetër seriozisht si një mekanizëm apo reformë e brendshme nga ana e kompanive private për të modernizuar dhe standardizuar procesin e burimeve njerëzore, apo për të motivua punonjësit mbi bazën e rezultateve apo përvojave që kanë.
Sipas ekspertit të punësimit Muça, tanimë kanë ndryshuar mënyra e rekrutimit të një punonjësi nga bizneset.
Tregu i punës, sipas tij, po sjell një situatë ndryshme teksa tani punonjësit zgjedhin dhe jo më kompanitë.
Tani situata ka ndryshuar, rregullat e tregut poashtu, tani janë punonjësit që zgjedhin, jo më kompanitë që kanë filtra dhe proces rigorozë dhe kriteret të punësimit dhe në këtë mekanizëm të punësimit të tregut është e nevojshme e të qenit atraktiv dhe konkurruese të kompanive dhe sipërmarrjeve private për të mbajtur punonjësit që kanë apo për të kthyer mjedisin e tyre të brendshëm në atraktiv për punonjësit e kastës duke promovuar ndryshimet dhe përmirësimit që po fokusojnë së brendshmi si një instrument promovimi të modernizimit të infrastrukturës së tyre të brendshme.



