Një vezë në ditë nuk e rrezikon zemrën

Një vezë në ditë nuk e rrezikon zemrën

Konsumimi i një veze në ditë nuk shoqërohet me rrezik kardiovaskular. Një studim i botuar në British medical Journal i kryer nga Jean-Philippe Drouin-Chartier, epidemiolog i Shkollës së Shëndetit Publik Harvard T H Chan.

Vezët janë konsideruar si të rënda për shkak të përmbajtjes së tyre të kolesterolit, sidomos pë rata që kanë probleme me zemrën. Studimi duket se nuk i pranon përfundimisht këto dyshime.

Janë monitoruar 215 individë të të dy gjinive, duke monitoruar shëndetin e tyre për 34 vjet.

Duke i grupuar ato sipas konsumit të vezëve, ekspertët kanë treguar që ngrënia deri në një, në ditë është e sigurt që nuk sjell probleme kardiovaskulare.

Në një moment të dytë, ekspertët zhvilluan një meta-analizë, domethënë ata rishikuan të dhënat e shumë studimeve të botuara në botë mbi vezët, duke përfshirë një total prej një milion e 700 mijë individësh, duke konfirmuar që konsumi i vezëve, deri një në ditë , nuk ka efekte negative në shëndetin e zemrës.

Ekspertët gjithashtu panë që për secilën vezë të zëvendësuar nga një pjesë e mishit (industrial ose jo-industrial), rreziku kardiovaskular rritet me 10-15%, si dhe nëse veza zëvendësohet nga qumështi i plotë (rreziku + 11%)./ansa.it/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy