Soko: Duhet plan për të rritur prodhimin vendas, nuk mund ta bëjnë vetëm subvencionet

Soko: Duhet plan për të rritur prodhimin vendas, nuk mund ta bëjnë vetëm subvencionet

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko tha në studion e emisionit “MCN Economy” se Shqipëria ka nevojë urgjente për një plan të qartë kombëtar për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimit vendas, në mënyrë që vendi të arrijë të përmbushë pjesën më të madhe të nevojave ushqimore. 

 

Soko u shpreh se objektivi duhet të jetë rritja e prodhimit deri në atë nivel sa Shqipëria të sigurojë të paktën 60-70% të konsumit të brendshëm, duke ulur varësinë nga importet. 

 

Sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm përmes një strategjie të mirëorganizuar, ku të korrigjohet mënyra se si është strukturuar sektori bujqësor, të rritet ndihma shtetërore dhe të ketë një orientim të qartë politik drejt prodhimit. 

 

Ai theksoi se sot produktet bujqësore në vend janë më të shtrenjta dhe me cilësi më pak konkurruese, duke humbur përballë tregut të huaj, ndërsa subvencionet, sipas tij, janë vetëm një pjesë e zgjidhjes dhe jo e vetmja rrugë për të shpëtuar bujqësinë.

 

Nuk merren masa. Në politikat makro të qeverisë, duket se bujqësia ka pasur gjithmonë një vëmendje të dytë apo të tretë. Vëmendja ka qenë në çdo gjë tjetër, veçse tek bujqësia. Nuk e kuptoj pse është nënvlerësuar, kur ka qenë lokomotiva e vendit për shekuj më radhë. Jemi mbajtur për popull me traditë bujqësore. 

 

Qeveria nuk e ka pasur as dëshirën për ta zhvilluar.

 

Nuk është se na mungojnë idetë. Mjafton të hapësh vetëm panelet që janë diskutuar në televizione merr mijëra ide. Nuk ka vëmendje. 

 

Kemi pasur bujqësinë që zinte 25-26% të PBB, ka rënë në 17-18%, ka rënie të qëndrueshme graduale çdo vit. 

 

Ne duhet të kemi plan si të arrijmë të ngremë produkt mjaftueshëm për të përmbushur 60-70% të nevojës që kemi ne si vend. 

 

Një e para është struktura. Mënyra si është strukturuar biznesi i sektorit, është e gabuar. Ka shumë vrima që rrisin kosto. E dyta është ndihma shtetërore, dhe e treta është orientimi politik. Janë 3 faktorët që konvergojnë te çmimi. Ne kemi çmimin më të lartë dhe cilësinë jokonkurruese, ose humbëse në garën e konkurrencës.

 

Subvencionet janë një pjesë e planit nuk janë çdo gjë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy