
Gjykata e Lartë zbardhi një ditë më parë vendimin për të rikthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën dhe logon e PD-së.
Në këtë gjykatë është hedhur sot shorti për gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen.
Elona Ahmeti, relatore; Iliba Bezati, gjyqtare’ dhe Elona Toro, gjyqtare janë tre emrat që kanë dalë nga shorti.
Në një lidhje live nga Gjykata e Apelit, gazetari Arsen Rusta bëri një kronologji të çështjes, e cila pret vendimin e drejtësisë prej më shumë se një viti. Sipas tij, vendimi pritet në dy muajt e ardhshëm.
Në rast se Gjykata e Apelit nuk e konfirmon si palë, atëherë mbetet në regjistra kryetar Lulzim Basha. Është betejë juridike që do të vazhdojë në mars-prill.



