Në pritje të takimit Trump-Kim, sekretari i Shtetit viziton Korenë e Veriut

Në pritje të takimit Trump-Kim, sekretari i Shtetit viziton Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbërritur në Penian për një takim me funksionarë të lartë shtetërorë, në prag të samitit mes presidentit Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Lajmin e bën të ditur agjencia Yonhap, e cila citon një funksionar të zyrës presidenciale të Seulit. Me rastin e vizitës së Pompeos, Koreja e Veriut do të lirojë tre qytetarë amerikanë që mbahen prej kohësh atje. Pompeo pritet të kthehet në SHBA së bashku me ta si edhe me elementët e parë të takimit mes Trump dhe Kim.

Kjo është vizita e dytë në më pak se një muaj që sekretari amerikan i Shtetit zhvillon në Penian. Vizita e parë ishte ajo që zhvilloi për Pashkë, kohë kur mbante postin e kreut të CIA-s. ditët e fundit, Trump ka bërë të ditur se vendi i takimit me Kim është zgjedhur. Mediat amerikane kanë hamendësuar se ky vend do të jetë Singapori, ndërsa data dhe orari i takimit pritet të përcaktohen gjatë qëndrimit të Pompeos në Penian.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy