Një çakall në mes të Tiranës, kapet në shkallët e TKOB

Një çakall në mes të Tiranës, kapet në shkallët e TKOB

Një ngjarje e pazakontë është shënuar sot në Tiranë, tek Teatri i Operës dhe Baletit, ku disa qytetarë janë ndeshur në lokal me një çakall.

Menjëherë kanë njoftuar policinë bashkiake për praninë e gjitarit aspak e zakontë për një qytet të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana.

Në momentin kur punonjësi e kap, çakalli tenton ta kafshojë. Gjitari, i cili mendohet të ketë zbritur në qytet natën në kërkim të ushqimit, ishte fshehur dhe kishte gjetur qetësi në një vazo të madhe luleje në lokal.

Pasi është marrë nga grupi i ekspertëve, kafsha është karantinuar në një kafaz në Kopshtin Zoologjik në Tiranë, ku po i bëhen kontrollet veterinare dhe më pas do të lëshohet në gjendje të lirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy