Martesat gay, Gurra: Po na imponohen, nëse është i vetmi kusht për integrimin në BE të shkohet në referendum (VIDEO)

Martesat gay, Gurra: Po na imponohen, nëse është i vetmi kusht për integrimin në BE të shkohet në referendum (VIDEO)

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në studion e MCN Live se martesat brenda së njëjtës gjini janë të papranueshme për komunitet fetare në aspektin e vijimësisë së familjes.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Gurra theksoi se ka një imponim që po i bëhet shoqërisë shqiptare nga selitë diplomatike evropiane për të pranuar liritë e këtyre komuniteteve, ndërkohë që realiteti i këtyre grupeve po prodhon ekstreme në bërthamën e familjes.

Është një nga tematikat më të mprehta, më të debatuara kohët e fundit në Shqipëri. Është një çështje e nxehtë sidomos për pjesën fetare është e papranueshme për arsyet e vijimësisë së familjes, jo e papranueshme në përkufizimin shabllon të mohimit të së drejtës së një individi që përzgjedh një format të tillë familjar. Në aspektin e vazhdimësisë së jetës, parë nga dritarja e besimeve fetare është një pengesë për vijimësisë së familjes dhe shoqërisë. Komunitetet fetare gjithandej kanë qenë përherë mos pranuese jo vetëm ngurrues që një hap i tillë është i domosdoshëm për shoqërinë tonë. Selitë diplomatike, kanë një lobim më shumë se të mjaftueshëm dhe këmbëngulës që detyrimisht edhe nën dritaren e integrimit në BE kanë një këmbëngulje që Shqipëria duhet të avancojë në pranimin e këtyre lirive.

Ka një lobim marramendës, organizma të caktuara, prej vitesh janë duke investuar në organizmat e shoqërisë civile që të gjejnë një pranim në shoqërinë tonë. Po vjen në formën e një imponimi, po i imponohet shoqërisë, ndërkohë që realiteti i tyre po prodhon ekstreme në bërthamën e familjes.

Paralelizmi që bëre më sistemin e Enver Hoxhës është i padrejtë. Secili nga ne në vullnet të lirë në përzgjedhje ka dhe fenë por s’do të thotë që këta persona me përzgjedhjen e këtij drejtimi të jetë i përjashtuar nga shoqëria. Pjesa fetare duhet të jetë më e ndjeshme. Njerëzit që janë përpjekur të jetojnë me fenë i paraprijnë asaj që është pozitive.

Gurra tha se nëse martesat e së njëjtës gjini do të ishin kushti i vetëm për tu integruar në BE, atëherë do të lipsej të bëhej një referendum dhe jo të vendosë një kastë e caktuar që mund të jetë dhe e ndikuar.

Nuk duhet të jetë kushtëzim i kësaj natyre, nëse është e vetmja portë që shqiptarët të integrohen, për një vendim të tillë atëherë le të shkohet tek vendimi popullor dhe jo një kastë politike që mund të japë një vendim të ndikuar. Le të vendosë shoqëria të shkohet në referendum. Nëse vendosin si në Kosovë dhe Shqipëri atëherë ky është realiteti i këtij populli dhe jo e imponuar nga selitë e qeverive të caktuara që kanë problemet e tyre kryesisht me perëndimin dhe BE. Pjesa e referendumit, nuk është më pak demokratike. Zvicra është në krye të vendeve që herë pas here në respektim të vendimit të qytetarëve të vet shkon herë pas here në referendume për të qenë më e drejtë për vendime të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy