Ulet kurba e të infektuarve me Covid-19, ndërrojnë jetë 6 persona

Ulet kurba e të infektuarve me Covid-19, ndërrojnë jetë 6 persona

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2102 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 187 qytetarë. Ndërsa kanë humbur jetën 6 persona.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 90 në Tiranë, 21 në Berat, 15 në Durrës, 10 në Lushnje, 7 në Mallakastër, 5 në Sarandë, Peqin, 3 në Kamëz, Fier, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Përmet, Poliçan, Gramsh, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mat, Tepelenë, Devoll, Skrapar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.

Në orët e fundit janë shëruar nga Covid 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë aktualisht në vendin tonë janë 7 ,980 pacientë aktivë me COVID19.

Statistika (14 Shkurt 2022):

Raste të reja ditore 187

Të shëruar në 24 orë 974

Të shtruar në spitale 111

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2,102

Testime totale 1,714,529

Raste pozitive 268,491

Raste të shëruara 257,091

Raste Aktive 7,980

Humbje jete 3,420

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2602

Fier 1115

Gjirokastër 703

Shkodër 648

Elbasan 633

Vlorë 627

Berat 559

Lezhë 364

Korçë 246

Durrës 237

Kukës 197

Dibër 49

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy