Ed Sheeran ka zbuluar se kënga hapëse e albumit të tij të ardhshëm flet për depresionin.
Krijuesi i hiteve botërore, 32 vjeç do të publikojë albumin Subtract më 5 maj. Kënga e parë e albumit, Boat flet për luftën e vështirë me të cilën është përballur vitet e fundit kundër depresionit, sëmundjes dhe varësisë.
Në video shihet teksa Ed lufton fizikisht me valët e oqeanit, ndërsa mezi shmang zhytjen në ujë.
Babai i dy fëmijëve, Ed, i cili ka dokumentuar ndjenjat e tij me depresionit në serialin e tij të ardhshëm në Disney+ The Sum Of It All, thotë "por valët nuk do ta thyejnë varkën time", simbol i shpresës dhe vendosmërisë së tij ndërsa shërohet nga një seri ngjarjesh të rënda që ndikuan në jetën e tij.

Në Boat, Ed përdor sfondin e oqeanit, i cili është i gjerë dhe i pafund, për të përshkruar ndjenjat negative gjithëpërfshirëse që ai ndjeu për disa arsye, duke përfshirë kur shëndeti i gruas së tij Cherry Seaborn u përkeqësua.
Kantautori zbuloi dhimbjen e zemrës që përjetoi ai dhe Cherry kur u diagnostikua me një tumor ndërsa ishte shtatzënë me vajzën e dytë të çiftit, që do të thotë se ajo nuk mund të trajtohej deri pas lindjes së foshnjës së tyre.
Ai gjithashtu u pikëllua për vdekjen tragjike të mikut të tij më të mirë Jamal Edwards, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 31-vjeçare. Dyshja u bënë miq pasi kanali i Jamal-it në YouTube SBTV ndihmoi për ti dhënë vëmendjen Edit ndërsa sipërmarrësi i dha këngëtarit dhe një vend për të fjetur kur ishte 18 vjeç dhe nuk kishte ku të jetonte në Londër si një muzikant aspirues.

Ed thotë se albumi i tij i ardhshëm pasqyron gjithashtu momentet më të vështira në jetën e tij, duke pranuar se "sa herë që ndodh diçka, unë prirem të shkruaj një këngë për të".
Pas vdekjes së parakohshme të Jamal dhe vdekjes së një shoku tjetër të ngushtë, lojtarit të kriketit, Shane Ward, Ed zbuloi në ditët e tij më të errëta se "nuk donte të jetonte më".
Si pjesë e rimëkëmbjes së tij, Ed zbuloi javët e fundit se ka lënë drogën dhe alkoolin pasi Jamal humbi jetën për shkak të një aritmie kardiake të shkaktuar nga përdorimi i kokainës.
Ai u zotua: “Nuk do të prek më kurrë asgjë, sepse kështu vdiq Jamal. Dhe kjo është thjesht mungesë respekti për kujtesën e tij.'




