
Në kuadër të operacionit të koduar "Precizioni", Policia e Shtetit ka arrestuar 18 persona në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër. Sipas policisë disa pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave, ndodhen tashmë në burg në Turqi ose në Maqedoni.
Policia ekzekutoi vendimin Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale ‘’Arrest me burg’’, për 18 shtetas.
Në një dalje për mediat, policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.
Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së. Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.
Nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja është bërë i mundur në kohë të ndryshme arrestimi i të gjithë shqiptarëve.
Ndalimi i tyre nga policia, vjenë një muaj pas arrestimit në Turqi të Met Kananit, të cilësuar si "baroni i drogës".
Te arrestuarit
1.Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
2.Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
3.Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
4.Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
5.Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
6.Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
7.Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
8.Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
9.Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
10.Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
11.Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
12.Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
13.Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
14.Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
15.Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
16.Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
17.Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
18.Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.
U shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.
Policia thotë se këtyre shtetasve u janë sekuestruar:
- 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,
- 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘
- 5.845 euro.



