Von der Leyen: Komisioni Europian dhuron 15 mln euro për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Von der Leyen: Komisioni Europian dhuron 15 mln euro për pasojat e tërmetit në Shqipëri

Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë, e cila po kalon momente dramatike pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Lajmin e bëri të ditur, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, e cila deklaroi se BE ështe në solidaritet të plotë me popullin shqiptar dhe për këtë do të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura..

“BE-ja është në solidarizim të plotë me Shqipërinë me veprime, jo thjesht me fjalë. Ne jemi duke mbështetur tashmë në terren, jemi të angazhuar të ofrojmë edhe më shumë. Deri tani, Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e tre ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga Italia, Greqia, dhe Rumania. Komisioneri Lenarcic do të udhëtojë drejt Shqipërisë ku do të shohë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo me të qartë e te plote të gjendjes se ndërtesave te prekura si dhe për një vlerësim të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin.

Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar” tha gjatë konferencës për media, presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen.

Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç do të vizitojë të enjten Shqipërinë.

Lenarçiç ka deklaruar se “Bashkimi Europian ka vendosur që të ofrojë një ndihmë shtesë për Shqipërinë për nevojat nê terren”.

Ai do të takohet me ekspertët e ekipit europiane të mbrojtjes civile, ashtu si dhe me inxhinierë grekë dhe italianë po ashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy