Për maturantët që nuk kanë rezultuar fitues në asnjë program studimi, Minsitria e Arsimit ka parashikuar disa minifaza deri më 27 tetor. Përgjatë këtyre ditëve maturantët duhet të ndjekin me kujdes sistemin ku ulja e vijës së kuqe mund t`i shpall ata fitues në kuotat e mbetura bosh. Ndryshe nga më parë maturantët e këtyre fazave nuk do të kenë të drejtë të zgjedhin, sisitemi i shpall automatikisht fitues në një program studimi.



