
Ligji aktual për policinë e shtetit bien në kundërshrim me Kushtetutën dhe Kodin e Punës. Kështu shprehet kreu I sindikatës së policisë Sadetin Fishta I cili thotë se drafti I ri I propozuar nga socialistët kërkon të shmangë proceset gjyqësore që kanë hapur shumë drejtues të policisë të hequr padrejtësisht nga puna. Fishta është kritik edhe për ndryshimet që janë bërë për marrëdhënien e sindikatës me punonjësit.



