76 milionë euro për helikopterët Cougar, flakët në Sazan luftohen me mjete rrethanore

76 milionë euro për helikopterët Cougar, flakët në Sazan luftohen me mjete rrethanore

Prej mesditës së sotme, efektivë të forcës detare dhe asaj tokësore po luftojnë me flakët në ishullin e Sazanit. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, në aksionin për vënien e flakëve nën kontroll janë angazhuar 61 trupa.  

Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Përpjekjet maksimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.

Megjithatë, Sazani vijon të digjet. Situata i ngjan asaj të verës së vitit të kaluar, kur një zjarr masiv përfshiu Karaburunin, i cili u dogj për ditë të tëra. Ministria e Drejtësisë në atë kohë u detyrua të merrte me qira dy helikopterë nga kompani private. Kjo u pa si zgjidhja emergjente, në një situatë kur flakët përparonin me shpejtësi.

Për ndërhyrjen nga ajri në raste të tilla, me paratë e buxhetit të shtetit janë blerë helikopterët Cougar, me një vlerë totale prej 76 milionë eurosh. Dy prej tyre janë në Poloni për riparim. Ndërsa një i tretë ka gati dy vjet që qëndron në Itali.

Duket se situata është e njëjtë me një vit më parë, madje fakti që në Sazan pavarësisht terrenit të vështirë, të vetmit që po luftojnë me flakët janë trupat e FA me mjete rrethanore, të bën të dyshosh se as helikopteri i katërt nuk është në funksion.

Në gusht të vitit të kaluar, mungesën e helikopterëve të destinuar për raste të tilla emergjente e denoncoi fillimisht ish-drejtuesi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, në studion e MCN TV.

Me paratë e buxhetit të shtetit janë blerë helikopterët Cougar. Nga këta vetëm një operon. Një tjetër ka gati dy vjet që qëndron në Itali. Ai atje ka koston e parkimit, sigurimit dhe kosto vjen duke u rritur. Dy helikopterë të tjerë janë për riparim ka më shumë se një vit. Pra kaq ka që qeveria nuk ka marrë asnjë masë për këto mjete dhe ne përballemi sot me pasojat.

 

Një raport auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kryer pas emergjencës së shkaktuar nga zjarret në verën e vitit 2021, vlerëson se Ministria e Mbrojtjes shpenzoi 1.2 milionë euro për riparimin e defekteve në tre nga katër helikopterët “Cougar” si dhe 296.7 milionë lekë [2.44 milionë euro] për siguracionet e tyre nga fillimi i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2021.

Por situata e zjarreve në verën e vitit të kaluar tregoi se kontratat e mirëmbajtjes nuk ishin zbatuar siç duhet. Me vetëm një helikopter Cougar në dispozicion, Ministria e Mbrojtjes u detyrua t’i kërkonte nder privatit, për të vënë nën kontroll flakët në Karaburun.

Zjarri në Sazan është i pari në vend për stinën e nxehtë. Ndërhyrja nga ajri nuk është parë deri tani si opsion. Prej më shumë se 6 orësh, me flakët luftohet vetëm me mjete rrethanore, një fakt ky që tregon se sa të përgatitur jemi edhe këtë vit për sezonin e zjarreve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy