Vrau bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Vrau bashkëfshatarin me thikë, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar pas gati dy muajsh 63-vjeçarin me iniciale F. M., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Njoftimi i policisë: Pogradec/Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokalizimi".

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 07.09.2022, në fshatin Gështenjas, Pogradec, ku mbeti i vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasi S. H., mbështetur me inteligjencë operative, si dhe falë veprimeve të mirorganizuara në kuadër të operacionit "Lokalizimi", kapën dhe ndaluan autorin e dyshuar, të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, shtetasin:

- F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. H., 65 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy