
Për herë të parë në Prishtinë po mbahet seanca e parë e përbashkët e dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë. 130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës, nën drejtimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe atij të Kosovës, Glauk Konjufca.

Analisti dhe drejtori i Storm-RKS, Argjend Zejnaj, në një intervistë për “MCN live” e sheh këtë takim më shumë teorik sesa praktik.
Takim me plot vullnet teorik por në praktikë, të dy liderët kane treguar se janë shume kontrovers me njëri-tjetrin.
Diçka tjetre thonë, diçka tjetër veprojnë, nuk kanë mbërrit, kushtimisht po them, në bazë të deklarime të tyre, as me i heq as prej disa prej vijave kruciale politike administrative mes dy vendeve tona.
Dhe sot vazhdojmë të kemi, nuk kemi as demarkim, po çfarë na duhet kur demarkimi, kur deklarata e sotme na tregojë se kryeministri Rama se ende nuk e dimë se çfarë do të thotë Kurti, por ende nuk e dëgjuam të flas për këtë seancë në dispozicionin e ditës së sotme për komunikimin mes dy shtetve shqiptare përtej Morinës.
Duke u bazuar në fjalën e kryeparlamentares Spiropali, Zejnaj tha se verdiktin për Kosovën në NATO, e jep BE e jo dëshirat e Spiroplalit.
Verdiktin se a i kemi plotësuar kushtet se do jemi anëtar e NATO-s do ta jap Këshilli, e jo dëshirat e Spiropalit, mund të jenë dëshira edhe të Kurti dhe Ramës dhe të gjithë neve, për shkak se anëtarësimi i Kosovës në NATOP nënkupton më shumë siguri dhe qetësi për Ballkanin dhe më pak ndërhyrje të Rusisë e Kinës në e Ballkanin.



