Tushi: Shoqëria moderne po mbivlerëson jetën vanitoze

Tushi: Shoqëria moderne po mbivlerëson jetën vanitoze

Sociologu Gëzim Tushi thotë se shoqëria moderne ka prirje të mbivlerësojë mënyrën vanitoze të të jetuarit. Në emisionin “Arnautistan”, Tushi analizoi ndërhyrjet estetike, sipas tij, një mani që po e denatyron njeriun.

Trupi mund të bëjë çfarë të dojë me trupin e tij. Çështja e ndërhyrjeve është komplekse. Në këtë pikëpamje, unë them që nuk jam kundër, madje për të korrigjuar defektet. Por vë re që është kthyer në një mani që po denatyron. Njerëzit po pësojnë trauma. Po lexoja një studim që janë meshkujt ata që kanë filluar të kenë maninë e ndërhyrjeve. Sot shoqëria ka ca prirje, njëfarë mendjelehtësie për të mbivlerësuar mënyrën vanitoze të të jetuarit. Jetojmë në një shoqëri që sistemet e moralit nuk I kemi më të bazuara në narrativat e dikurshme. Familja, shkolla, media duhet të ndikojnë që njerëzit të orientohen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy