Ka nisur me tensione seanca e posaçme parlamentare për votimin e ndryshimeve në qeveri.
Opozita ka bllokuar Foltoren e Kuvendit duke krijuar zhurmë dhe kërkon 6 orë debat.
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca pasi ka zhvilluar dhe një debat me Lindita Nikollën.
Bardhi i tha Nikollës se ka gënjyer Kuvendin duke thënë se është sëmurë, ndërsa kryeministrit Rama iu drejtua me fjalën "hajdut".



