“Na kërkojnë ndihmë, nuk i ndihmojmë dot”

“Na kërkojnë ndihmë, nuk i ndihmojmë dot”

Në Turqi, ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të shpëtuar jetë, ndërkohë që vijojnë të sfidohen nga i ftohti dhe lëkundjet e herëpashershme të tokës.

Gjatë natës është ndjerë tërmeti më i fortë, me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter dhe mëngjesin e sotëm Turqia është goditur sërish nga dy tërmete të forta.

Mediat raportojnë se situata më e rëndë është në Kahramanmaraş, në veri të Hatajit, ndërsa zyrtarët thonë se në qytet janë shkatërruar rreth 1500 ndërtesa.

Banorët e atij vendi por edhe të mbijetuarit thonë se gjendja është katastrofike dhe nga rrënojat dëgjohen thirrje për ndihmë.

Reuters publikoi videon tronditëse të një burri që qëndronte para rrënojave duke dëgjuar një grua nën to që i lutej që ta ndihmonte. Ajo godiste diçka metalike për të bërë zhurmë. Burri shfaqet i dëshpëruar sepse nuk mund ta ndihmojë, ndërsa e di se edhe fëmijët janë nën rrënoja.

“Dëgjo, po na thërrasin, janë varrosur, po na thërrasin, por askush nuk po vjen. Ata janë gjallë, por nuk i nxjerrim dot. Shiko, në këtë ndërtesë të shembur janë nëna ime dhe babai. Nuk mund t'i arrij. Si t'i shpëtojmë? Askush nuk ka ardhur që nga mëngjesi. Po na thërrasin dëgjojini", tha Deniz i cili qan se nuk arrin dot tek të mbijetuarit.

"Fëmijët tanë janë këtu, çfarë të bëjmë, shikojeni këtë godinë, është gjysmë e shembur, rrezikojmë të na shembet. Por çfarë të bëjmë ne, po na thërrasin, janë njerëz. Lutuni për ne, lutuni për ne!”.

Ndërsa orët kalojnë, shpresat për mbijetesë zbehen. Ekziston rrezik i madh i hipotermisë, sepse është ftohtë.

Një tjetër i mbijetuar, një banor i Kahramanmaraş, tha se mezi dolën nga rrënojat. “Gjendja jonë është katastrofike, jemi të uritur dhe të etur”, tha ai.

Numri i të vdekurve nga tërmetet tani i ka kaluar 5000 dhe pritet të rritet akoma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy