“Breshkat rrezikojnë të zhduken”/ Raporti i OKB-së: 1 në 5 specie migratore e kërcënuar

“Breshkat rrezikojnë të zhduken”/ Raporti i OKB-së: 1 në 5 specie migratore e kërcënuar

Më shumë se një e pesta e specieve migratore kërcënohen të zhduken në dekadat e ardhshme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në raportin më  të fundit OKB tregon se nga 1189 specie të listuara të rrezikuara, që nga balenat tek pelikanët dalmat, ndotja që shkaktojnë njerëzit, përhapja e specieve grabitqare dhe kriza klimatike, kanë çuar në statistika ku 44% e kësaj popullate është në rrezik. Humbja e habitatit dhe mbishfrytëzimi nga ana e njeriut renditen ndër shkaktarët e tjerë. 

Sipas ekspertëve të OKB-së, rreth 97% e peshkaqenëve dhe peshqve të rrallë, përballen me rrezik të lartë zhdukjeje.

Gorillat dhe gati gjysma e të gjitha llojeve të breshkave rrezikojnë të zhduken. Ndërsa zyrtarë të lartë të mjedisit nga e gjithë bota do të mblidhen në Samarkand, Uzbekistan në tryezën e tyre pritet që temë e parë të jetë mbrojtja e specieve migratore në botë. 

“Arsyeja pse speciet mbrohen nga konventa është se janë në telashe, dhe nuk është për t'u habitur kur zbuluam se disa prej tyre janë të rrezikuara. Problemi është tendenca në rritje, ku 44% e specieve të listuara janë në rrezik zhdukjeje dhe kjo po prek kryesisht speciet migratore. Tre në katër specie preken nga humbja e habitatit, shtatë nga 10 preken nga mbishfrytëzimi, që përfshin vrasjen e qëllimshme përmes gjuetisë ose helmimin, si dhe kapjen e rastësishme. Njerëzit mund të mos e kuptojnë se balenat, luanët, gorillat, gjirafat dhe shumë zogj janë specie shtegtare… Është shkak i madh për alarm”, tha Amy Franenkel, zyrtare e lartë e OKB-së për mjedisin.

Autorët e raportit thonë se për të ndihmuar popullatat e rrezikuara të rikuperohen duhet që rrugët kryesore të shtegtimit të mbrohen sa më mirë. Prishja e ekosistemit të kafshëve ndikon drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e jetës së njerëzve, sipas ekspertëve të fushës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy