“Gylenistët”, Çavushoglu reagon ashpër ndaj Kosovës: Je në telashe

“Gylenistët”, Çavushoglu reagon ashpër ndaj Kosovës: Je në telashe

Vijojnë akuzat në distancë mes Prishtinës dhe Ankarasë sa i takon çështjes së gylenistëve. Reagimi i fundit vjen nga Turqia përmes ministrit të Jashtëm Mevlut Çavushoglu, i cili sërish është treguar i ashpër në deklaratën e tij drejtues vecanërisht udhëheqësve të Kosovës.

"Kosova hyri në telashe. Por pse Kosova? Ka dy shkaqe; e para FETO. Kanë infiltruar në pikat më të thella të çdo institucioni. Pse i larguan nga detyra disa? Ja njëri prej atyre që erdhi, rrëfeu: Jemi duke i shkolluar fëmijët e atyre, prandaj. I marrin fëmijët e tyre, i marrin fëmijët e elitës. Ato hyjnë në institucionet shtetërore dhe kontrollojnë brenda", deklaroi Çavushoglu.

Për shefin e diplomacisë turke, kjo situate jo vetëm ka lëkundur marrëdhëniet miqësore mes vendeve, por sipas tij, pasoja më afagjata e presin Kosovën.

"Nuk i pranojmë as fjalimet që i bëjnë ndaj Turqisë. Përgjigja e miqësisë, vëllazërisë dhe mbështetjes nuk duhet të jetë kjo. A jeni miku i dy pabesëve, ose i Turqisë? Ne gjatë historisë kemi qenë mik dhe vëllezër. Në rast se Kosova nuk mund të shpëtohet nga kjo vorbull ku ka rënë, bëhet shtet nën kontrollin e FETO-s. Jemi të detyruar si Turqi t'i tregojmë këto të fakte", theksoi shefi i diplomacisë turke.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Alanya, minisri i Jashtëm turk u ndal ti kujtonte Kosovës se Turqia është investitori i tretë më i madh atje dhe se është e para që njohu pavarësinë, ndërsa vazhdon të lobojë për të kudo në Botë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy