Emërimet në Kushtetuese/ Komisioni i Venecias letër Ruçit: Do t’i diskutojmë në mars

Emërimet në Kushtetuese/ Komisioni i Venecias letër Ruçit: Do t’i diskutojmë në mars

Komisioni i Venecias do të diskutojë në mars në lidhje me 5 pyetjet që Kuvendi i Shqipërisë i drejtoi lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Thomas Markert, sekretar i Komisionit të Venecias i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku shkruan se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion mbi këtë çështje në sesionin e marsit.

Gjithashtu, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Tiranën në fillim të shkurtit pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi më 30 dhjetor për një opinion mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Metës vendosi ta përfshijë këtë rast në objektin e tij të punës dhe formuloi pyetjet me të cilat iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias.

Pyetjet që i janë drejtuar Komisionit të Venecias

A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptimin e ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?

Emërimi i një gjyqtari kushtetues tej afatit prekluziv 30-ditor dhe jashtë listës se kandidatëve të miratuar me vendim të organit kompetent, KED, a e cenon parimin e gjykatës së krijuar me ligj? A ndikon kjo në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke venë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh kjo me frymën e mekanizmave zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?

A është në përputhje me standardet më të mira zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar?

Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i procesit të betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës në situatën kur gjyqtari konsiderohet i emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin përkatës?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy