Shehu: Qeveria rrit borxhin, por nuk heq dorë nga investimet e luksit (VIDEO)

Shehu: Qeveria rrit borxhin, por nuk heq dorë nga investimet e luksit (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Sherefedin Shehu, thotë se qeveria duhet të heqë dorë nga një kategori investimesh, të cilat nuk janë imediate në situatën e shkaktuar nga pandemia. Në studion e TvT përmes Skype, Shehu tha se ato që konsiderohen si investime luksi do t’i kishin kursyer shtetit rreth 150 milionë euro. Por pavarësisht situatës së vështirë, procedurat e tenderimit vijojnë. Shehu solli shembullin e tenderit të AKSHI-t për pajisje.

Në investime publike, 25-30 i zënë ato që quhen investime luksi: rikonstruksion zyrash, blerje printerash, pajisjesh, pra rreth 150 milionë euro. Qeveria duhej të njoftonte ndalimin e tenderave për investime publike, sepse nëse ka një problem në një rrugë a një urë në krahasim me situatën mund të shtyhen në kohë. Investime të pakontraktuara, duhej ndërprerë procesi. Ne kemi parë edhe investime qesharake si ai i AKSHI-t që ka tenderuar printera. Pra qeveria nuk po solidarizohet vetë. Nuk po cenon buxhetin e vet edhe për gjëra që presin, që mund të shtyhen në kohë. Kjo është një rezervë dhe brenda saj ka zëra sa të duash. Në fund është borxhi publik, ndërsa qeveria të parën bëri borxhin”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy