Gjermani, gjykata klasifikon ekstremiste partinë e djathtë AFD

Gjermani, gjykata klasifikon ekstremiste partinë e djathtë AFD

Populistët e djathtë gjermanë të AFD janë zyrtarisht nën vëzhgim nga shërbimi inteligjent si ekstremistë edhe me vendim gjykate.

Gjykata Administrative në Gjermani vendosi këtë të hënë se shërbimet e brendshme të sigurisë në vend mund të vazhdojnë ta trajtojnë partinë Alternativa për Gjermaninë (AFD) si subjekt potencialisht ekstremiste.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës mund ta klasifikojë AFD-në si një rast të dyshuar ekstremist të krahut të djathtë.

Shërbimet e inteligjencës kanë të drejtën për të mbajtur nën vëzhgim AFD-në, duke përfshirë edhe përgjimin.

AFD ka reaguar për rastin duke thënë se do vijojë ankimimet në instanca të tjera gjyqësore për këtë çështje.

Aktualisht Gjermania është në fushatë zgjedhore për europarlamentaret e qershorit, ndërkohë që AFD kryeson në sondazheve në disa lande lindore gjermane.

Ndërkohë në vjeshtë, do të ketë zgjedhje parlamentare në Brandenburg, Turing dhe Saksoni ku AFD ka sërish rritje në sondazhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy