Erë ndryshimesh në Arabinë Saudite, kleriku: Gratë s’kanë pse veshin abajën

Erë ndryshimesh në Arabinë Saudite, kleriku: Gratë s’kanë pse veshin abajën

Një klerik i lartë fetar në Arabinë Saudite ka thënë se gratë saudite nuk kanë pse të veshin abajën, një veshje e gjatë dhe e lirshme, e ngjashme me një pelerinë, që përdoret për të mbuluar trupat e tyre në publik.

Sheikh Abdullah al-mutlak, një anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj, tha se gratë duhet të vishen me modesti, por kjo nuk do të thotë që të veshin abajën.
Aktualisht gratë saudite duhet të veshin rroba me ligj dhe ndërhyrja e klerikut vjen mes lëvizjeve për të modernizuar shoqërinë saudite dhe për të lehtësuar kufizimin e grave.
 
"90 për qind e femrave të devotshme myslimane në botë nuk mbajnë abaja, prandaj Arabia Saudite nuk duhet të detyrojë askënd që ta përdorë këtë veshje", ka thënë Sheikh al-mutlak, raporton BBC.
 
Kjo është hera e parë që një klerik i lartë ka bërë një deklaratë të tillë, e cila mund të jetë baza e ligjit saudit në të ardhmen. Komentet e tij shkaktuan mjaft reagime online, me njerëz që u shprehën pro dhe kundër idesë së re.
 
Ndërhyrja e sheikut pason disa lëvizje për të modernizur shoqërinë saudite të nxitur nga princi i kurorës Mohammed bin Salman.
 
Gratë që nuk e mbajnë abajën në vende ku mund të shihen nga burra që nuk janë të lidhur me to, përballen me ndëshkimin e policisë fetare.
Në vitin 2016, një grua saudite u arrestua për heqjen e abajës së saj në një rrugë kryesore në kryeqytet në Rijad, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
 
Megjithatë, në vitet e fundit gratë saudite kanë filluar të veshin abajën me shumë ngjyra një kontrast me të zezë tradicionale.
 
Një nga qëllimet kryesore të reformës është garantimi i më shumë lirive për femrat, të cilat në arabinë saudite përballen me rregulla të rrepta të izolimit gjinor.
 
Një prej ndryshimeve historike ishte ai i shtatorit 2017, kur autoritetet lejuan femrat që të marrin pantentën dhe të ngasin makinat, i lejuan ato të shkojnë në stadiume si dhe vendimi i fundit që pritet të hyje në fuqi në mars të këtij viti është hapja e kinemave që për tre dekata ishin të mbyllura.
 
Ndërsa në dhjetor, mijëra gra brohorisnin dhe duartrokinin në koncertin e parë publik të kryer nga një këngëtare femër në vend me regullat e repta.
 
 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy